“Veglat muzikore në artin e ikonografisë bizantine” titullohej ekspozita e çelur në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë.
Përfshirja e muzikës në çdo aspekt të jetës, në jetën e përditshme ku në mënyrë folklorike fyelli rri në duart e bariut, apo në triumfet që trumbetojnë boritarët, apo lehtësisht dhe mrekullisht trumpetat hyjnizojnë figurat qendrore si Krishti, mbajtur prej engjëjve.
Harpa, instrumenti mbretëror, i cili thur sërish lavde për perëndinë apo zërat njerëzorë, në formën e korit, të cilët, të gjithë përcjellin dhe bashkojnë artin e Muzikës me atë të pikturuarit, dhe kjo përcillet brez pas brezi, ndër shekuj.
Ekspozita, “Veglat Muzikore në Artin e Ikonografisë Bizantine”, vjen pikërisht me evidentimin e këtyre instrumenteve muzikore, në veprat ikonografike, shumë prej të cilave po ekspozohen për herë të parë dhe vijnë nga autorë të mirënjohur si Kostandin Zografi, nga Dardha, Nilu Jeromonaku apo Vangjel l Zengo.
Muzika bizantine ishte njëkohësisht pjesë e ekspozitës, duke përcjellë natyrshëm, Himne Muzikore Bizantine, nga Kori i Psaltëve me drejtues Theodhor Peci
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar ruan thesaret e ikonografisë kombëtare dhe numëron më shumë se 7 mijë vepra arti dhe objekte kulturore. 13 ikonat e restauruara së fundmi nga ky muze, dëshmojnë më së miri lidhjen e ikonografisë me muzikën. /ata
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



