Politike

Basha: Prishja e teatrit, plagë e hapur, drejtësia t’i shkojë në fund

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, komentoi në Facebook dy vjetorin e prishjes së Teatrit Kombëtar.  

“Prej dy vitesh teatri është një plagë e hapur në zemër të Tiranës. Një plagë që sëmbon prej mos-arsyeve që e shkaktuan atë dhe që janë të njëjtat me ato që e kanë mbajtur peng vendin këto 9 vite: arroganca, korrupsioni, klientelizmi, paratë e krimit dhe armiqësia e verbër ndaj trashëgimisë kulturore.

Sot ai shesh, i zhveshur dhunshëm nga historia e tij, është një tjetër vijë ndarëse midis qytetarëve që duan një Shqipëri demokratike dhe një pakice që shkatërron, plaçkit, uzurpon një nga institucionet më të shenjta të kombit.

Mirënjohje të thellë për artistët, qytetarët dhe qëndrestarët që nuk u pajtuan kurrë me marrëzinë e një regjimi që dialogun e kryen me fadroma dhe dhunë shtetërore.

Gjykata Kushtetuese provoi se beteja në mbrojtje të Teatrit Kombëtar ishte e drejtë dhe tani është koha që drejtësia të shkojë deri në fund, duke nxjerrë përpara përgjegjësive ata që barbarisht sulmuan kulturën, qytetarinë dhe trashëgiminë tonë të përbashkët”, shkruan Basha.

Për prishjen e Teatrit shkroi edhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

 “Nuk harrojmë! E shembën godinën historike të Teatrit Kombëtar për planet e tyre me kulla.

Dhunuan qindra qytetarë për të mbrojtur korrupsionin e tyre.

Kanë lënë një varr të hapur në mes të Tiranës në të cilin ka mbirë bari korrupsionit!

Ne nuk e harrojmë 17 majin 2020! Turpi bie mbi ata që e shembën ndërsa qytetarët do kërkojnë drejtësi për Ramën dhe Veliaj!”, shkruan Tabaku


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë