Politike

Dyvjetori i shembjes së Teatrit, Meta: Akt kriminal ende pa përgjegjës

Presidenti Ilir Meta përkujtoi dyvjetorin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar atë një akt kriminal që mbetet ende pa përgjegjës para drejtësisë.

“Si sot, dy vite më parë, nëpërmjet një akti kriminal në mes të errësirës dhe në kulmin e pandemisë, u shemb barbarisht në zemër të kryeqytetit, godina historike e Teatrit Kombëtar”, shkruan Meta.

Meta falenderoi grupin e artistëve që u rreshtuan në mbrojtje të kësaj godine, ndërsa akuzon opozitën e drejtuar në atë kohë nga Lulzim Basha se i tradhtoi ata.

Meta thotë se rasti i teatrit dëshmon drejtësinë e kapur.

“Akti kriminal që ende sot mbetet pa përgjegjës për shkeljet ligjore dhe kushtetuese, për shkeljen e Konventave Ndërkombëtare ku vendi aderon, si dhe për falsifikimet e zyrtarëve në të gjitha nivelet, tregon se sa e pavarur është drejtësia shqiptare që për dy vite jo vetëm nuk ka shpallur një fajtor, por as ka dhënë një përgjigje mbi arsyet e emergjencës të shembjes barbare të Teatrit Kombëtar”, mbyll reagimin e tij Presidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë