Futboll

Video/ Interi nuk dorëzohet, titulli vendoset në frymën e fundit

Gazeta Si – Interi nuk dorëzohet në garën e titullit. Skuadra e Inzagit ka fituar 1-3 në Kaljari, duke iu afruar sërish në 2 pikë Milanit kryesues. Gjithçka vendoset në 90 minuta e fundit. Zikaltrit duhet të mundin Sampdorian dhe të shpresojnë që Milani të humbë me Sasuolon.

Interi kaloi edhe pengesën e Kaljarit, falë një super Lautaro Martinez. Ndeshja në ‘Sardegna Arena’ u zhbllokua në minutën e 25-të nga Darmian. Më parë u anulua një gol i Shkriniar për prekje të topit me dorë, edhe pse në mënyrë të pavullnetshme.

Sapo filloi pjesa e dytë, Interi dyfishoi me Lautaro Martinez. Argjentinasi goditi saktë nga një pozicion diagonal. Likogianis rihapi ndeshjen për Kaljarin, por “Toro’ mbylli llogaritë 6 minuta para fundit me golin e 3-të.

Ishte një ndeshje e dominuar nga Interi. Tre gola dhe tri shtylla, si dhe shumë raste të humbura, tregojnë qartë supermacinë e zikaltërve. Çështja e titullit vendoset në 90 minutat e një kampionati vërtet të ekuilibruar.

Lautaro Martinez feston golin e dyte. Gazeta Si, 15 maj 2022

Fitorja ndaj Sampdorias nuk duket një problem për Interin, por për të dalë kampion duhet njëkohësisht edhe humbja e Milanit. Duhet një “hara-kiri” i kushërinjve në fakt. Futbolli është i mbushur me histori titujsh të humbur në sekondën e fundit, ndaj dhe asgjë nuk mund të parashikohet.

Kaljari ndërkohë, pas kësaj humbjeje, është me një këmbë në Serinë B. Sardët e patën të pamundur ta përballonin skuadrën e Inzagit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë