Futboll

Ronaldo heq veten nga merkato, Juventusi ofertë për Pogba

Gazeta Si – Një merkato e nxehtë pritet në verë. Nga Levandovski, te Pogba dhe Hazard. Edhe Kristiasno Ronaldo dukej në këto ujëra, por portugezi e ka huqur veten nga merkato.

Për faqen e klubit anglez në gjuhën spanjolle, sulmuesi ka lënë të kuptohet se nuk do të largohet, teksa komentonte ardhjen e trajnerit Erik ten Hag.

“Jemi të kënaqur të gjithë. Si tifozët, ashtu edhe ne lojtarët. Duhet të besojmë se vitin e ardhshëm do të fitojmë trofe. E di që është trajner ekspert, që ka bërë mirë tek Ajaksi. Duhet t’i japim kohën e nevojshme”, – ka deklaruar Ronaldo.

Kristiano Ronaldo. Gazeta Si, 15 maj 2022

Juventusi ndërkohë ka nisur sulmin për Pol Pogba. Drejtuesit e klubit bardhezi do të takojnë të hënën njerëz të afërt të mesfushorit francez, për të diskutuar rikthimin e mundshëm në Torino.

“Gazzetta dello Sport” shkruan për një ofertë të “Zonjës së vjetër” për Pogba, që në Mançester fiton rreth 15 milionë euro në sezon. Juventusi ofron një pagë 7.5 milionë euro në sezon, plus bonuset që do ta bënin me dy shifra pagën e francezit, nëse arrihet akordi.

Sezoni i fundit ishte i mbushur me probleme për francezin. Pogba ka humbur vendin e titullarit dhe gjasat janë të mëdha që ai të largohet nga Mancecster Junajtid. Trajneri ka ndryshuar, ka ardhur ten Hag, por gjithsesi mesfushori duket i destinuar të largohet.

Sa i takon merkatos europiane, një lëvizje e pritshme është kalimi i Robert Levandovskit te Barcelona. Lojtari ka pranuar se po mbyll sezonin e fundit te Bajerni. Edhe Salihamixhiç ka pohuar se sulmuesi polak nuk do të rinovojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë