Gazeta Si – Asnjë tolerim Vllaznisë. Tirana fitoi 3-1 në klasiken e Shqipërisë, që u luajt sot në “Selman Stërmasi”. Të katër golat u shënuan nga bardheblutë, ndërsa për shkodranët llogaritë janë komplikuar disi.
Taulant Seferi kaloi Tiranën në avantazh dhe shtoi edhe një gol në listën e shënuesve më të mirë. Zhivanaj shkaktoi një autogol, duke i falur barazimin Vllazninë. Por vetëm kaq, më pas skuadra e Shehit nuk bëri asnjë tolerim dhe shënoi edhe 2 gola të tjera.
Totre në pjesën e parë dhe Xhixha në të dytën ‘vulosën’ fitoren e radhës për bardheblutë. Vllaznia rrëshket në vend të 5-të aps kësaj humbjeje dhe duhet të fokustohet te Kupa për Europën. Ata që flisnin për një tolerim të Tiranës, e kanë pasur gabim.

Gara për në Europë nga kampionati mbetet e hapur. Veç Partizanit, që sot fitoi 0-1 ndaj Egnatias në Rrogozhinë, shpresojnë edhe Kukësi e Teuta. Arinaldo Rrapaj ishte njeriu i fitores për të kuqtë.
Dinamo ndërkohë sot ka rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë, pas humbjes 2-1 në Kukës. Vetëm një vit zgjati aventura blu në elitën e futbollit shqiptar. Skuadra e dytë më e titulluar në vend u rikthye një vit më parë, pas një mungesë 10-vjeçare. Tani çdo gjë nis nga e para për Dinamon.
Me tre trajnerë të ndërruar dhe një grup lojtarësh me emër, Dinamo nuk ia doli të mbijetonte. Në Kategorinë e Parë ka rënë edhe Skënderbeu, që sot u mund 1-2 nga Laçi. Guindo, që garon për “Këpucën e Artë”, shënoi një gol në këtë ndeshje. Korçarët udhëhiqnin 1-0, por ndoshta pati një tolerim prej tyre.
Kanë mbetur edhe 180 minuta nga ky kampionat dhe vetëm gara për vendin e fundit që shkon në Europë është e hapur. Verdiktet e tjera janë mësuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




