Ekspozite

‘Art në hapësirat publike’, Margariti prezanton nismën e re

foto e ministres

Nga Gazeta Si – Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka prezantuar sot nismën e re të qeverisë të quajtur “art në hapësirat publike”.

Në një komunikim për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministrja u shpreh se fati i hapësirave publike do të përcaktohet me një konkurs.

Sipas saj, kjo nismë e re do të sjellë një gjenerim tjetër të një promovimi si të artit dhe hapësirave urbane.

“Vjen si një nevojë e mbështetjes së skemës së pavarur, por do të jetë një konkurs që do të përcaktojë fatin e shumë hapësirave publike ose të pikave kyçe të rëndësishme të gërshetimit të infrastrukturës së madhe rrugore”, tha Margariti duke shtuar se kemi filluar punën me shumë institucione të tjera.

Sipas saj, nisma do të bëhet publike e plotë së shpejti në një konferencë me kryeministrin Rama.

“Sot kaluam vendimin mbi përcaktimin e procedurave për projektet artistike. Një vendim i kërkuar nga ministria për ti hapur një nisme të re qeverisë shqiptare, ajo që është quajtur art me hapësira publike. Ky projekt madhor sjell një gërshetim jo vetëm të veprave, por edhe të ndërhyrjeve në infrastrukturë”, u shpreh Margariti.

Ndër të tjera, ajo tha se kjo nismë vjen “në vazhdën e disa kërkesave edhe në vizionin e programeve europiane. Kjo vjen pas javëve të kulturave ndërkombëtare. Ashtu si mbështetje për banorët e qendrave historike me bonus. Janë nisma që bëjnë bashkë faktorin e artit dhe të kulturës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë