Gazeta Si – Apeli i GJKKO ka konfirmuar këtë të mërkurë konfiskimin e 9 pasurive të Dedë Pjetrit dhe familjarëve të tij, pasi akuzohet si i përfshirë në trafik droge në Holandë.
Pjetrit iu konfiskuan 3 ara, 4 troje dhe 2 njësi shërbimi, ndërsa pronat do t’i kalojnë shtetit siç është parashikuar në ligj.
Dedë Pjetri ka qenë pjesë e grupit të Valentin Selajt, i cili u arrestua në nëntor të 2017 gjatë një operacioni antidrogë në Firence.
Pala italiane e cilësoi atë si kreun e trafikut të kokainës dhe heroinës nga Holanda në Itali.
Në vitin 2020, autoritetet Gjyqësore Holandeze, konkretisht Prokuroria e Amsterdamit, informuan hetimin ndaj shtetasve shqiptarë, Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Ëajtaszczyk për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Pasuritë e sekuestruara
1) Arë, 1 000 m2, , në emër të shtetases D.P. (Gj.).
2) Lloji i pasurisë truall, me sipërfaqe totale 347.70 m2, bashkë me një godinë banimi dy katëshe, sipërfaqe e katit përdhe 97.7 m2, sip e katit të parë 135 m2); në emër të shtetasit M.P.
3) Lloji i pasurisë truall me sipërfaqe totale 300.10 m2, data e regjistrimit {…}, bashkë me një godinë banimi tre katëshe, sipërfaqe e katit përdhe 88.4 m2, sipërfaqe e katit të parë 125.5 m2 dhe sipërfaqe e katit të dytë 125.5 m2) në emër të shtetasit D.P.
4) Lloji i pasurisë truall, me sipërfaqe totale 232.80 m2, datë regjistrimi {…}, bashkë me një godinë banimi një katëshe për të cilën është miratuar leja e legalizimit nr. {…} datë {…} (sipërfaqe e katit 93.3 m2); në emër të shtetasit I.P.
5) Lloji i pasurisë Njësi, me sipërfaqe totale 230.60 m2, data e regjistrimit {…}, në emër të shtetasit I.P.
6) Lloji i pasurisë arë, me sipërfaqe totale 1000 m2, data e regjistrimit {…}, në emër të shtetasit L.P.
7) Lloji i pasurisë truall, pasuria me sipërfaqe totale 403.80 m2, bashkë me një godinë banimi një katëshe, miratuar leja e legalizimit nr. {…} datë {…} (godinë banimi 1 kat, sipërfaqe e katit 143.8 m2); në emër të shtetasit L.P.
8) Lloji i pasurisë arë, me sipërfaqe totale 1000 m2, data e regjistrimit {…}, në emër të shtetasit L.P.
9) Lloji i pasurisë njësi, me sipërfaqe totale e pasurisë 256.30 m2, datë regjistrimi {…}, në emër të shtetasit L.P.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




