Gazeta Si – Euro 2024 do të zhvillohet në Gjermani, nga 14 qershori deri më 14 korrik. Ndeshjet do të luhen në 10 qytete të ndryshme, të ndara në 3 grupime: Berlin, Hamburg dhe Lajpcig; Dortmund, Dyseldorf, Gelsenkirshen dhe Këln; Frankfurt, Mynih dhe Shtutgart.
UEFA ka aprovuar tashmë edhe kalendarin e fazës finale të Euro 2024, që është përcaktuar të zhvillohet në Gjermani. Mynihu do të presë ndeshjen inaugurale të këtij kompeticioni, në ‘Fussball Arena’. ‘Olympiastadion’ në Berlin do të ketë nderin të presë finalen, në edicionin e parë, ku qëndrueshmëria do të jetë si kriter në rregulloren e turneut.

Në turne marrin pjesë 24 kombëtare, ndërsa 10 stadiumet e Euro 2024 do të ndahen në tre grupime. I pari është “Nord/Nordest”, ku bëjnë pjesë Berlini, Hamburgu dhe Lajcigu. Në grupimin e dytë, “Ovest”, bëjnë pjesë Dortmundi, Dyseldorfi, Gelsenkirsheni dhe Këlni. Grupimi i 3-të është “Sud” dhe përfshin Frankfurtin, Mynihun dhe Shtutgartin.
Ndeshjet e çdo grupi të Euro 2024 do të luhen maksimumi në dy grupime. Në këtë mënyrë mund të reduktohet dhe thjeshtohet lëvizja e skuadrave pjesëmarrëse.
Gjatë mbledhjes së fundit në Vjenë, Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s ka aprovuar edhe rregulloren e plotë, që do të bëhet publike në faqen zyrtare të këtij institucioni më 16 maj.
Euro 2024 është edhe një nga objektivat e Kombëtares shqiptare, që me skuadrën aktuale mund të shpresojë se mund të përsërisë suksesin historik të 2016-ës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




