Futboll

Laçi siguron vendin e dytë, kurbinasit janë nënkampionë të Superiores

Gazeta Si – Me fitoren 4-1 ndaj Kastriotit, Laçi ka siguruar vendin e dytë për këtë kampion. Skuadra e trajnerit Shpëtim Duro është shpallur sot nënkampione e vendit, pasi ka 11 pikë diferencë me vendin e tretë, kur kanë mbetur edhe tri javë deri në fund.

Nga ndeshja Laçi-Kastrioti, 4-1. Gazeta Si, 8 maj 2022

Ishte një fitore me përmbysje për kurbinasit, të cilët u gjendën në disavantazh, kur Ajazi shënoi me penallti për Kastriotin. Por reagimi ishte i menjërshëm dhe Akiniemi dhe Shehu shënuan dy gola që në pjesën e parë për Laçin. Në pjesën e dytë, Qato dhe Zarubica kompletuan fitoren e thellë të kurbinasve.

Laçi ka edhe një shans për të fituar trofe këtë sezon, pasi ka dalë në finale të Kupës së Shqipërisë, ku do të ndeshet me Vllazninë. Ekipi i Duros është një specialist i këtij kompeticioni, megjithatë finalja nuk mund të parashikohet. Kurbinasit gjithsesi e kanë përmbushur misionin e tyre, duke siguruar pjesëmarrjen në Kupat e Europës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë