Futboll

Kristiano Ronaldo, për herë të parë jashtë Championsit që nga viti 2003

Gazeta Si – Humbja turpëruese 4-0 në fushën e Brajtonit ka prerë përfundimisht shpresat e Mançester Junajtid për të luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Për yllin portugez, Kristiano Ronaldo, është hera e parë që do të mbetet pa skenën më të rëndësishme të futbollit europian për klube. Një sezon negativ ky për “Djajtë e kuq” dhe Kristiano Ronaldon, i cili në 19 vjet karrierë ka luajtur gjithmonë në Champions.

Kristiano Ronaldo. Gazeta Si, 8 maj 2022

Hera e fundit që Ronaldo nuk ka luajtur në Champions i takon sezonit 2002-03, kur ishte pjesë e Sportingut të Lisbonës. Më pas, në aventurën e parë me Mançester Junajtid dhe më pas me Realin e Madridit dhe me Juventusin, ai ka marrë pjesë rregullisht në Ligën e Kampionëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë