Ushqim

Levrek dhe parfe me fruta pylli nga ‘Shefi i ishullit’ të Shkodrës

Dy pjatat. levrek dhe parfe me fruta pylli.

Nga Sarda Island, pranë ishullit Shurdhah, në fshatin Gjoç, Shkodër, Shef Alban Kaçeli ka sjellë për Gazetasi.al dy receta pranverore, perfekte për një fundjavë me tavolinë të pasur apo një darkë ndryshe. Levrek me krem patatesh, një pjatë që Shef Albani e ka quajtur “Pjata e shefit” dhe Parfe me fruta pylli.

Pjata e shefit

Përbërësit:

1 fileto levreku

1 kokërr domate

1 kokërr qepë

200 gr ullinjë

Vaj hudhre

Kripë

50 ml verë e bardhë

Përbërësit për kremin e patates:

2 kokrra patate

100 ml pana për kuzhinë

Përgatitja për peshkun:

Marrim domatet, ullinjtë dhe qepen. I presim kubikë të vogjël dhe i hedhim në një tas për ti marinuar.

I marinojmë me vaj hudhre, verë të bardhë dhe kripë.

Levrek me krem patatje. Gazeta Si, 7 maj, 2022.

Në një tepsi të lyer me vaj shtrojmë fileton e levrekut dhe sipër saj vendosim perimet e përgatitura dhe e vendosim në furrë në një temperaturë prej 180 gradë për 12 minuta.

Përgatitja e kremit të patates:

Ndërkohë që peshku është në furrë, vendosim patatet të ziejnë në një tenxhere.

Pasi ka zierë patatja, e marrim dhe e përziejmë me panën.

Në një pjatë shtrojmë kremin e patates dhe sipër kremit vendosim peshkun i cili u pjek në furrë dhe pjata është gati për servirje.

Parfe me fruta pylli

Parfe me fruta pylli. Gazeta Si, 7 maj, 2022.

Përgatitja:

Në një enë plastike tundim panën derisa të bëhet një masë kremoze. Pastaj përsëri në një enë plastike rrahim vezët me sheqerin dhe i vendosim në frigorifer derisa të mpiksen.

Pastaj marrim një tigan dhe përgatisim frutat e pyllit në formë receli që ti japim shijen parfes.

Hedhim frutat e pyllit, ujin, sheqerin dhe lëngun e limonit i cili ndihmon që frutat të mos karamelizohen.

I lëmë për pak minuta derisa të marrin një valë. Pastaj i heqim, i bëjmë një masë kremoze dhe i lëmë për disa minuta të ftohen.

Në një enë të madhe i përziejmë të gjitha bashkë, panën e rrahur, vezët dhe recelin i përziejmë derisa të marrin shijen.

E vendosim në ngrirje derisa masa të ngrijë dhe më pas është gati të serviret kurdo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë