Futboll

Marash Kumbulla entuziast: Në ‘Air Albania’ Roma do ndihet njësoj si në ‘Olimpico’

Gazeta Si – Marash Kumbulla është i vetmi nga futbollistët e Kombëtares, që këtë sezon ka mundësinë e artë të fitojë një trofe të rëndësishëm në rang klubesh. Ai do të vijë në Tiranë me Romën e tij për të diksutuar trofeun e Ligës së Konferencës ndaj Fejnordit.

Për këtë fakt mbrojtësi kuqezi është mjaft i lumtur dhe mjaft entuziast. Ai ka bërë një postim në profilin e tij në Instagram, ku shpreh emocionet për këtë finale. Kumbulla në të njëjtën kohë i jep kurajë edhe Romës, duke theksuar në postimin e tij se në Tiranë do të ndihet njësoj si në “Olimpico”.

Postimi i Kumbulles ne shqip dhe italisht. Gazeta Si, 6 maj 2022

Përveç 3000 mijë tifozëve që do të vijnë nga Italia, Roma do të ketë në krah të saj edhe tifozët shqiptarë, të cilët pa dyshim dëshirojnë që trofeun ta fitojë skuadrën e mbrojtësit të Kombëtares.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë