Gazeta Si – Futbolli holandez i ka të shumtë fansat edhe në Shqipëri. Përveç Ajaksit të madh dhe PSV-së, edhe Fejnordi është një nga përfaqësuesit më të denjë të këtij futbolli. Më 25 maj ky ekip do të zbresë në tapetin e “Air Albanias” për t’u ndeshur me Romën në finalen e Ligës së Konferencës.
Dhe do të jetë hera e dytë për holandezët që do të luajnë në Tiranë. Herën e parë janë ndeshur me Partizanin në Kupën e Kupave, 31 vite më parë, në 1991-shin. Në të njëjtin stadium, në atë kohë me emrin “Qemal Stafa”. Këtë herë kundështari nuk është shqiptar, por është një ndeshje shumë më e rëndësishme, pasi në lojë është një trofe.

Ndeshja mes Fejnordit dhe Partizanit 31 vite më parë ka përfunduar në barazim, 0-0. Në atë kohë skuadra e kuqe drejtohej nga trajneri Sulejman Starova dhe kishte në përbërje emra shumë të njohur të futbollit shqiptar, si Shulku, Ocelli, Hasanpapa, Dosti dhe të tjerë. Në radhët e Fejnordit luanin atëherë edhe emra si Bosh dhe Viçge.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




