Gazeta Si – Kili mund të marrë vendin e Ekuadorit në Botërorin e Katarit, nëse vërtetohen pretendimet se kombëtarja ekuadoriane ka aktivizuar një lojtar jashtë rregullave gjatë fazës kualifikuese.
Federata kiliane e futbollit e ka ndjekur çështjen në FIFA, duke bërë një rekurs. Ajo ka kërkuar që organizata që drejton futbollin botëror të hetojë në lidhje me paligjshmërinë e lojtarit të Ekuadorit, Biron Kastilo, që në fakt është kolumbian dhe nuk mund të luante në ndeshjet kualifikuese.

FIFA ka konfirmuar se ka një denoncim formal nga Kili, që është bërë pak a shumë një mua pas përfundimit të fazës kualifikuese në Amerikën e Jugut. Ekuadori, i kualifikuar si vendi i katërt në këto eliminatore, bën pjesë në grupin e Katarit, Holandës dhe Senegalit. Kili zuri vendin e 7-të, por beson se mund të avancojë në renditje, nëse rezultatet e Ekuadorit do të anulohen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




