Futboll

Guardiola nuk do ta fitojë më Champonsin! Mallkimi që po përndjek trajnerin

Gazeta Si – Humbja e bujshme kundër Realit rikthen në vëmendje një histori të disa viteve më parë. Sipas agjentit të Jaja Ture, trajneri Pep Guardiola do të vuajë mallkimin, ashtu si Benfika mallkimin e Bela Gutman. Deri tani ka të drejtë…

Nuk është e vërtetë, por e besoj. Kjo është historia e disa viteve më parë, kur agjenti i Ture i ‘uroi’ Guardiolës fatin e Benfikës së mallkuar nga Bela Gutman, ish-trajneri i saj. Shtriganët afrikanë nuk ia falën trajnerit spanjoll largimin e mesfushorit Jaja Ture nga Mançester Siti dhe deri tani ‘mallkimi’ i tyre ka funksionuar.

Guardiola dhe Ture kur luante te Siti. Gazeta Si, 5 maj 2022

Pas finales së humbur ndaj Çelsit vitin e kaluar, Mançester Siti ka humbur edhe shansin e artë për të shkuar në finale të Championsit edhe këtë vit, pasi u eliminua nga Reali. Zgjatet kështu ‘agjërimi’ i trajnerit katalanas në kupën me veshë të mëdhenj, që ai nuk e fiton që nga viti 2011, kur ishte trajner i Barcelonës.

Diçka e ngjashme më atë që tha Bela Gutman, kur e larguan nga Benfika. Edhe deklarata e agjentit të Jaja Ture ka pasur efekt: “Kur sulmohet një kampion i madh si Jaja Ture, sulmohet i gjithë kontinenti. Gjithçka do t’i kthehet pas Guardiolës, ai do të zbulojë se çfarë janë në gjendje të bëjnë shtriganët afrikanë. Mbajini mend këto fjalë”, – tha ai kur Ture la Mançester Sitin.

Por ka vend për shpresë: “Jaja Ture ka mbajtur gjithmonë numrin 42, pasi në këtë moshë dëshiron të tërhiqet nga futbolli. Dy-tre vitet e ardhshme, pasi të mos ketë fituar Championsin, Guardiola do të kuptojë gabimin dhe do të rikthejë Turenë te Siti, në çdo rol”. Fjalë në ajër, duke qenë se Ture ka përfunduar në Kinë dhe më pas u tërhoq, por për mallkimin ka dyshime…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë