Futboll

Salah kërkon hakmarrjen ndaj Realit: Kemi një llogari të hapur!

“Kemi humbur finalen ndaj Realit, kështu që dua të luaj ndaj tyre për t’i mundur”. Mohamed Salah ishte shumë i qartë pas kualifikimit të Liverpulit ndaj Vilarrealit. Në finale ai donte Realin dhe “Los Blancos” ia kanë plotësuar dëshirën egjiptianit.

Pas kualifikimit të madrilenëve sulmuesi i Liverpulit nuk është tërhequr pas, përkundrazi, ai ka ritheksuar se do të kërkojë hakmarrjen: “Kemi llogari të hapura ende”, – ka shkruar Salah në një postim të tij në Instagram.

Mohamed Salah. Gazeta Si, 5 maj 2022

Egjiptiani i referohet ndeshjes së 26 qershorit 2018 në Kiev, kur Reali e mundi Liverpulin 3-1. Ishte një ndeshje e hidhur për sulmuesin, i cili pas gjysmë ore la fushën, pasi dëmtoi shpatullën në një dyluftim me Serxhio Ramos. Mbrojtësi tashmë nuk është më në radhët e Realit.

Reali, me Zinedin Zidan në stol, fitoi Championsin e 13-të në atë finale, me golin e Benzema dhe dopietën e Bejl, ndërsa për Liverpulin shënoi Mane. Spanjollët kërkojnë trofeun e 14-të më 28 maj, por Salah me shokë nuk janë aspak dakord.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë