Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se rritja e normave të interesit në 1% nuk ka dhënë ende efekt në kredi dhe depozita.
Gjatë një konference për shtyp, Sejko tha se efekti është ndjerë në tregjet monetare, por jo në kreditë konsumatore, që janë të lidhura drejtpërdrejtë me rritjen e normave të interesit.
Rritja e normave u bë nga Banka e Shqipërisë gjatë muajit mars 2022, për të penguar një rritje më të shpejtë dhe të dëmshme të inflacionit.
Për inflacionin, Guvernatori Sejko, tha se deri në 2023-shin do të ulet dhe në vitin 2024, do të shkojë nën objektivin e BSH-së.
Guvernatori tha edhe se ritmi i rritjes së ekonomisë do të jetë i ngadaltë për shkak të frikës nga lufta në Ukrainë,
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




