Futboll

Sulmuesi spanjoll dënohet me 4 vjet burg për abuzim seksual në 2017-ën

Gazeta Si – Gjykata e Almeiras ka dënuar Santi Minan, sulmuesin 26-vjeçar të Selta Vigos, me 4 vjet heqje lirie për shkak të abuzimit seksual ndaj një gruaje më 18 qershor të 2017-ës, në Mojacar, ku po kalonte pushimet. Lojtari u lirua nga akuza e dhunës seksuale dhe nga përgjegjësitë penale ndaj kolegut David Goldar, mbrojtës i Ibizës, i cili doli i pafajshëm.

Ishte kërkuar një dënim prej 8 vitesh burg për Santi Minën, por gjykata vendosi për një dënim 4-vjeçar.

Për futbollistin është vënë edhe kushti që t’i qëndrojë të paktën 500 metra larg viktimës për një periudhë 12-vjeçare, si dhe t’i paguajë një dëmshpërblim prej 50.000 eurosh. Klubi i Selta Vigos, ku aktivizohet sulmuesi, nuk ka mbajtur ende asnjë qëndrim ndaj tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë