Gazeta Si – Me entuziazmin e titullit të fituar në La Liga, Real Madrid do të përpiqet të sigurojë sot finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të gjente Liverpulin. Por edhe ‘qytetarët’ e Pep Guardiolës duan finale e dytë radhazi, të gjithën angleze.
Si Ançeloti, ashtu edhe Guardiola, kanë folur me vlerësim maksimal një ditë para ndeshjes për njëri-tjetrin dhe skuadrat që drejtojnë. Megjithatë, kuptohet që secili ka bërë llogaritë e veta për të shkuar në finale. Pas asaj ndeshjeje epike në Mançester, edhe sot pritet një tjetër sfidë spektakolare në “Bernabeu”.

Siti fitoi 4-3 në Angli dhe Realit i duhet patjetër fitorja me dy gola avancë për t’u kualifikuar, ose të paktën fitorja minimale për të shkuar në shtesë. Spanjollët kanë një ekip më ekspert në Champions, por edhe Mançester Siti tashmë duket se është gati për të fituar më në fund trofeun me veshë të mëdhenj.
Në dyshim për Realin është David Alaba, i cili ka pasur probleme fizike dhe në ndeshjen e parë u zëvendësua pas pjesës së parë. Guardiola nuk ka sot të gatshëm Mendi dhe Uollker, ndërsa Stons është në dyshim. Mbetet të shihet, nëse sot në mbrëmje Benzema dhe Modriç kanë ruajtur diçka nga repertori i tyre apo jo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




