Futboll

Abramoviç kërkon t’i kthehen 1.6 miliardë stërlina, komplikohet shitja e Çelsit

Gazeta Si – Është bërë çështje prej pak kohësh në Angli shitja e klubit të Çelsit. Blerësit nuk mungojnë, por klubi duhet të zgjidhë më parë problemet që lidhen me administrimin e mëparshëm nga ish-pronari Roman Abramoviç.

Sipas “Times”, oligarku rus ka vendosur të bëjë hapa prapa dhe të ‘harrojë’ premtimin për fshirjen e një borxhi prej 1.6 miliardë stërlinash, diçka më pak se 2 miliardë euro, që klubi ka ndaj tij dhe që lidhen me investime të kryera gjatë viteve që ai ka pasur presidencën.

Roman Abramoviç. Gazeta Si, 3 maj 2022

Abramoviç mësohet se ka informuar qeverinë britanike dhe blerësit e mundshëm në lidhje me vendimin për të ristrukturuar mënyrën e shitjes, duke përfshirë edhe pagesën e borxhit nga kompania që kontrollon klubin “Fordstam Limited” te “Camberley International Investments”, edhe kjo e lidhur me manjatin rus.

Afati i fundit për të mbyllur shitjen e Çelsit është 31 maji, kur skadon edhe licenca e dhënë nga qeveria për administrimin. Më 8 qershor është programuar një takim i Premier Ligës në lidhje me sezonin 2022/23, ku Çelsi rrezikon shumë që të mbetet jashtë, nëse ndërkohë nuk do të ketë një licencë të re.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë