Agjencia Europiane për Rregullatorët e Energjisë ka treguar se çmimet e energjisë do të vazhdojnë të rriten për disa vite në vazhdim. ACER rekomandon 13 masa strukturore për vendet që të stabilizojnë çmimet e tyre.
ACER konstaton se dizajni aktual i tregut të shitjes me shumicë të energjisë elektrike siguron furnizim efikas dhe të sigurt me energji elektrike në kushte relativisht normale të tregut dhe se ai është i mirëmbajtur.
Masat e emergjencës të keq-projektuara ose shtrembërimi i sinjaleve të çmimeve duke ndërhyrë në formimin e çmimeve të tregut mund të zmbrapsin integrimin e tregut në BE dhe konkurrencën e përgjithshme, duke rrezikuar kështu përfitimet e arritura deri tani dhe ndoshta duke rritur koston e përgjithshme të tranzicionit të energjisë.
13 masat e Agjencisë:
- Të përshpejtohet tranzicioni energjitik.
- Të implemetohen sa më shpejt burimet e rinovueshme të energjisë elektrike.
- Të përmirësohen skemat e mbështetjes së investimeve për energjinë e rinovueshme.
- Të stimulohen tregjet për likuiditet afatgjatë.
- Të përmirësohen tregjet për në të ardhmen.
- Të reduktohen investimet jo parësore.
- Të ruhen çmimet e shitjes dhe të hiqen barrierat atyre që ofrojnë energji.
- Të mbrohen nga luhatja e çmimeve më së shumti konsumatorët në nevojë.
- Të shmangen falimentimet.
- Të sigurohet infrastruktura e nevojshme për shpërndarjen.
- Të konsiderohet ndërhyrja kur bëhet fjalë për probleme.
- Të konsiderohet ndërhyrja e publikut për krijimin e instrumenteve mbrojtëse nga çmimet e rritura.
- Të krijohet “një valvulë sigurie të pëkohshme” kur ka rritje të menjëhershëm të çmimeve.
Cilat janë masat për çmimin e gazit?
Lidhur me masat për të zbutur ndikimin e çmimeve të larta të ndërmarra nga shtetet anëtare, ACER beson se sa më e madhe të jetë ndërhyrja aq më i lartë është potenciali për të deformuar tregun, veçanërisht në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.
Nevoja për ndërhyrje në funksionimin e tregut të energjisë elektrike në rrethanat aktuale duhet të konsiderohet me maturi dhe nëse ndiqet, politikëbërësit duhet të trajtojnë shkakun rrënjësor të problemit (aktualisht çmimet e gazit) dhe jo vetë kuadrin e tregut të energjisë elektrike, thuhet në raport.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




