Futboll

Erzeni dhe Bylisi i bashkohen elitës së futbollit shqiptar

Erzeni dhe Bylisi janë dy skuadrat që do të luajnë në Superiore sezonin e ardhshëm, ku pritet të marrin vendin e Dinamos dhe Skënderbeut, që po bien nga elita.

Erzeni, i drejtuar nga trajneri Nevil Dede, kthehet në Superiore pas 18 vitesh. Shijakasit e kanë siguruar matematikisht ngjitjen pas fitores së fundit me Vorën. Ata kanë bërë një kampionat të mirë dhe kanë rivalizuar gjatë gjithë kohës me Bylisin, që është shpallur kampion i Kategorisë së Parë.

Lojtaret e Bylisit festojne pas ngjitjes ne Superiore. Gazeta Si, 1 maj 2022

Ballshiotët rikthehen menjëherë në futbollin elitar shqiptar, pas një sezoni në Kategorinë e Parë. Këto vitet e fundit Bylisi ka qenë në këtë nivele, mes Superiores dhe të Parës. Duhet theksuar se është një ekip që ka lançuar jo pak talente, pasi beson më shumë tek elementët e rinj.

Nga Kategoria e Parë ka mundësinë e ngjitjes edhe një ekip tjetër, nëpërmjet play-off-it dhe finales me ekipin e vendit të 8-të të Superiores. Për këtë vend ka ende kohë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë