Gazeta Si – Me fitoren 4-0 ndaj Espanjolit të Keidi Bares (mungoi sot për shkak dëmtimi), Real Madrid ka fituar titullin 4 javë para fundit të La Ligas. Karlo Ançeloti ka hyrë në histori, duke u shpallur kampion në 5 kampionatet më të forta në Europë.
🤍 #CAMPEON35 🤍 pic.twitter.com/ti5Z0i8shs
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 30, 2022
‘Mbreti Karlo V’, i kurorëzuar në Madrid, më 30 qershor 2022. I vetmi trajner me 3 Liga Kampionësh me 2 skuadra të ndryshme, Karlo Ançeloti bëhet trajneri i parë që fiton titullin në 5 kampionatet më të forta të kontinentit.
Më 2 maj 2004 ai shpallej kampion me Milanin. Sot, gati 18 vjet më pas, ka kapur kuotën 5, nga një për çdo vend ku ka drejtuar. Pas Italisë, Anglisë me Çelsin në 2010-ën, Francës me PSG-në në 2013-ën dhe Gjermanisë me Bajernin në 2017-ën, ja ku vjen edhe titulli në Spanjë me Realin, në tentativën e dytë. Të gjitha skuadra të mëdha, por që duhet të të thërrasin. Ançeloti në Europë është ndër më të mirët prej më shumë se 10 vitesh.
🏆 #CAMPEON35 🏆 pic.twitter.com/FwE6ucqsgg
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 30, 2022
Reali mundi sot 4-0 Espanjolin dhe siguroi titullin e 35-të në historinë e tij. E ka bërë duke dominuar garën, 4 javë para kohe, çka nuk ndodhte me ‘Los Blancos’ që prej 1990-ës. Vetëm 3 humbje: në Barcelonë me Espanjolin në tetor, në Getafe më 2 janar dhe 4-0 me Barcelonën në ‘Bernabeu’ më 20 mars.
Të dielën, në derbin në ‘Metropolitano’, Atletiko duhet të nderojë kampionët, kurse të mërkurën Ançeloti do të synojë finalen e 5-të në Ligën e Kampionëve: në ‘Bernabeu’ vjen Mançester Siti i Guardiolës.
Në ndeshjen e sotme Ançeloti la në stol Benzema, Vinicius, Karvajal, Mendi dhe Kros, duke u dhënë hapësirë lojtarëve të stoli. Mendja është te sfida me Sitin, por kjo gjë nuk e ka zvogëluar festën. Pas shkelmimit të topit nga Rafael Nadal, me Ferrero dhe Alkaraz në tribunë duke duartrokitur, në minutën e 7-të Reali nderoi edhe Kristiano Ronaldon për binjakun që humbi jetën gjatë lindjes.
👋 ¡@RafaelNadal hizo el saque de honor en el #RealMadridEspanyol!#RealMadrid pic.twitter.com/PfyBqDOXNP
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 30, 2022
Në fushë nuk kishte histori. Rodrigo shënoi dy herë para pushimit. Në pjesën e dytë shënuan Asensio dhe Vinicius. Edhe pak ironi nga tifozët, të cilët në kor kënduan “Çolo qëndro”, duke iu referuar trajnerit të kampionëve në dalje, dhe “Laporta vazhdo ëndërro” për presidentin e katalanasve. Benzema u fut në pjesën e dytë dhe shkoi në 601 ndeshje me Real Madridin, si Hierro, vendi i 6-të në klasifikimin e klubit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




