Futboll

Erjon Bogdani drejtues në Itali, Salernitana ka në plane ish-sulmuesin kuqezi

Gazeta Si – Lëvizje jo vetëm në tregun e futbollistëve, por edhe atë të drejtuesve të klubeve të futbollit. Erjon Bogdani, ish-sulmuesi i Kombëtares dhe disa skuadrave në Itali, pritet të ndjekë rrugën e Igli Tares.

Erjon Bogdani, kur luante ne Itali. Gazeta Si, 30 prill 2022

Emri i Bogdanit ka dalë së fundi në shtypin italian si një drejtues i mundshëm në klubin e Salernitanës, në sektorin e të rinjve, ku po përgatitet një revolucion. Salernitana është një nga klubet, ku Bogdani ka luajtur gjatë karrierës së tij në shtetin fqinj, përveç Rexhinës, Veronës, Kievos, Sienës, Livornos dhe Çezenës.

Pasi la futbollin e luajtur, Erjon Bogdani, golashënuesi më i mirë i Kombëtares shqiptare me 18 gola, ka provuar edhe rolin e trajnerit te Shqipëria U-19. Tani është gati për një aventurë të re, atë të një drejtuesi klubi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë