Futboll

Rangnik emërohet trajner i Austrisë, por mbetet konsulent te Mançester Junajtid

Gazeta Si – Ralf Rangnik është zyrtarisht trajneri i ri i Austrisë. Trajneri aktual i Mançester Junajtid ka firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe do ta nisë punën në fund të majit, me objektivin për ta çuar Austrinë në Euro 2024.

Në rast të arritjes së objektivit, akordi me trajnerin gjerman do të zgjatet automatikisht edhe për dy vite të tjera, deri në Botërorin e 2026-ës. Rangnik do të vazhdojë të mbajë edhe rolin e konsulentit te Mançester Junajtid, ekipin që e mori për ta drejtuar deri në 2024-ën.

“Mezi pres të punoj me Erikun sa herë që ai të ketë nevojë për mua”, – tha Rangnik, duke konfirmuar faktin se do ta vazhdojë bashkëpunimin me “Djajtë e kuq”, në krah të trajnerit të ri, holandezit ten Hag.
Tek Austria Rangnik do të marrë vendin e Franko Fodës, i cili u largua pas dështimit në kualifikimin për në Botëror. Trajneri gjerman do të marrë në dorë kombëtaren austriake në prag të sfidave të Ligës së Kombeve ndaj Kroacisë, Danimarkës dhe Francës, që luhen në qershor.

“Është nder për mua të marr këtë detyrë. Jam entuziast për pjesëmarrjen në Europian me një skuadër të re dhe të uritur për sukses”, – ka thënë Rangnik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë