Gazeta Si – Ende asnjë marrëveshje për një kalim të mundshëm të Robert Levandovskit te Barcelona. Agjenti i sulmuesit polak dhe drejtuesit e Bajernit janë takuar së fundi në Mynih, por, sipas shtypit gjerman, do të duhen takime të tjera javët e ardhshme për të gjetur një akord.
Prokuratori i sulmuesit, që po bën edhe ndërmjetësimin me Barcelonën, ka dashur të dijë më qartë se çfarë ka në plan të bëjë klubi bavarez, ose më saktë çmimin e shitjes së futbollistit. Nuk është bërë asnjë hap përpara në fakt, edhe pse Bajerni ka bërë me dije se nuk dëshiron ta shesë Levandovskin.

Klubi gjerman ka si qëllim ta zgjatë kontratën me polakun, që skadon në qershor të 2023-shit. Pak kohë më parë në Spanjë e bënë fakt të kryer akordin paraprak mes klubit katalanas dhe sulmuesit të njohur, por duket se kjo çështje mbetet e hapur. Sigurisht, bavarezët nuk duan të privohen nga lojtari i tyre më i mirë për sezonin e ardhshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




