Gazeta Si – Napoli mund të marrë shumë shpejt vendin e Lacios, duke u shndërruar një bazë të futbollistëve shqiptarë. Emri i radhës për një kalim të mundshëm te skuadra napoletane është ai i Ernest Muçit, i cili luan në Poloni me Legian e Varshavës.
Sipas “calcionapoli24”, Muçi është një objektiv i Napolit për sezonin e ri. Ai shihet si një trekuartist me të ardhme dhe po ndiqet me interes nga drejtuesit e Napolit. Ish-futbollisti i Tiranës, i datëlindjes 2001, është i njohur për klubin ‘axurr’ që nga përballjet e Ligës së Europës ndaj Legias. Me këtë skuadër Muçi ka kontratë deri në vitin 2025, por kohët e fundit ai ka pasur pak hapësirë. Te Napoli duket se janë joshur nga talenti dhe mosha e mesfushorit-sulmues.

Para Muçit, si obkjektiva të mundshëm të merkatos së Napolit janë përmendur edhe dy kuqezinj të tjerë, Kristjan Asllani fillimisht dhe më pas Armando Broja. Kuptohet që këtu ka një rol të rëndësishëm edhe trajneri i Kombëtares, Edi Reja, i cili ka marrëdhënie shumë të mira me presidentin De Laurentis.
Në radhët e Napolit aktualisht luan mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani, më parë ka qenë pjesë e tij për shumë sezone edhe Elseid Hysaj. Tani të tjerë shqiptarë mund t’i bashkohen këtij ekipi, ndërsa te Lacio po pakësohen shqiptarët. Radhën për t’u larguar e ka portieri Tomas Strakosha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




