Futboll

Liverpuli dhe Klop vazhdojë bashkë, rinovim deri në 2026-ën për trajnerin gjerman

Gazeta Si – Jurgen Klop ka firmosur zgjatjen e kontratës me Liverpulin deri në vitin 2026. Gjermani është ulur në stolin e “të kuqve” që prej vitit 2015 dhe kontrata e tij skadonte në 2024-ën.

Klubi anglez dhe Klop kanë arritur akordin për të vazhduar bashkë, por për momentin nuk janë bërë të ditura shifrat e kontratës së re. Logjikisht, trajnerit gjerman duhet t’i jetë ofruar një rritje e pagës së tij prej 12 milionë eurosh në sezon.

Jurgen Klop. Gazeta Si, 28 prill 2022

Liverpuli këtë sezon ka fituar ‘Carabao Cup’, është një pikë pas Mançester Sitit në Premier Ligë, do të luajë në finale të ‘FA Cup’ dhe është një hap larg finales së Ligës së Kampionëve. Klop me këtë skuadër ka fituar Ligën e Kampionëve, kupën e botës për klube dhe Superkupën në vitin 2019, para se të fitonte titullin në Premier Ligë në vitin 2020. Epo, nuk mund të lihet një ‘tren’ në garë…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë