Gazeta Si – Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka lidhje të forta me Napolin dhe presidentin e tij, Aurelio De Laurentis. Kreu i stolit kuqezi i ka propozuar Napolit mesfushorin e ri, Kristjan Asllani, aktualisht tek Empoli. Por jo vetëm Asllanin.
Armando Broja është një tjetër kuqezi, që sipas trajnerit veteran, do t’i bënte punë Napolit. Klubi italian ka marrë një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Mançester Junajtid për Osimhen dhe me shumë mundësi do ta shesë këtë futbollist. Dhe si zëvendësues të tij Reja sponsorizon pikërisht Brojën.

Me sulmuesin e ri të Kombëtares, kartonin e të cilit e zotëron Çelsi, Reja ka pasur edhe ndonjë fërkim të vogël, por nuk e vë në diskutim talentin dhe potencialin e tij. Edhe gazeta e njohur italiane “Gazzetta dello Sport” ka shkruar për Brojën, madje duke e krahasur atë me Vierin e ri.
Shtohen kështu klubet e interesuar për Armando Brojën edhe në Serinë A, ku më parë ka pasur sinjale edhe nga Milani. Sulmuesi po ndiqet në të njëjtën kohë edhe nga disa klube të Premier Ligës, ndërsa shitjen e tij e ka në dorë Çelsi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




