Futboll

Revolucion në Champions/ ‘Times’ zbulon ndryshimet, duke nisur nga Final Four

Gazeta Si – Liga e Kampionëve në prag revolucioni. “Times” zbulon se qëllimi është për të futur “Final Four”, duke nisur nga viti 2024. Për këtë temë do të diskutohet në kongresin vjetor, që është programuar për më 11 maj në Vjenë.

Çfarë do të thotë? Gjysmëfinale me ndeshje teke dhe finale në një vend të vetëm, të gjitha këto të zhvilluara brenda një jave. Kjo është edhe risia më e madhe që drejtuesit e futbollit kanë menduar, bashkë me presidentin e PSG-së dhe ECA-s, Al Khelaifi. Një eksperiment që u provua gjatë verës së 2020-ës për shkak të Covid-it.

Foto ilustruese. Gazeta Si, 28 prill 2022

Ideja është për të kompensuar humbjen ekonomike për eliminimin e gjysmëfinales së dyfishtë, falë të ardhurave që gjenerohen nga java e përqendruar me ndeshje me përfitime më të madha komerciale. Po vlerësohet edhe mundësia për t’i dhënë një vend më shumë edhe kampionatit të 5-të më të mirë në renditje dhe ky do të ishte një lajm i mirë për Francën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë