Futboll

Befason Mario Baloteli, tani kërkon të luajë në Argjentinë me Bokën

Gazeta Si – Kur është në mes Mario Baloteli, asgjë nuk është çudi. Futbollisti italian që aktualisht luan për Adana Demirsporin në kampionatin turk, mund të transferohet në Amerikën e Jugut, konkretisht në Argjentinë.

Gjatë një lidhjeje direkt bashkë me Serxhio Agueron, pas ndeshjes Mançester Siti-Real Madrid në Ligën e Kampionëve, Baloteli ka pohuar se do ta pranonte menjëherë një ofertë të Boka Zhuniors.

Mario Baloteli me fanellen e Adanës. Gazeta Si, 28 prill 2022

“Boka më pëlqen si skuadër, do të më pëlqente të luaja për të. Të gjithë fëmijët janë rritur me mitin e Maradonës dhe Rikuelmes. E njoh Bokën falë tyre dhe kam thënë gjithmonë se herët a vonë do të luaj aty. Nëse Roman (Rikuelme është aktualisht drejtues në klubin argjentinas) më thërret, do të shkoja pa u menduar dy herë”, – është shprehur Baloteli.

Karriera e sulmuesit italian ka pasur një trajektore të çuditshme. Ai është aktivizuar me klube të mëdha, si Interi, Milani, Mançester Siti dhe Liverpuli, ndërsa tani e gjen veten në Turqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë