Gazeta Si – Pas një mbrëmjeje spektakolare që dhuruan Mançester Siti dhe Real Madrid në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, sot është radha e Liverpulit dhe Vilarrealit. Sigurisht, anglezët janë favoritë, por spanjollët kanë eliminuar Juventusin dhe Bajernin e Mynihut, kështu që Klop është i paralajmëruar.
Edhe sot pritet një mbrëmje me gola. Trajneri i Vilarrealit, Unai Emeri, e njeh mirë kundërshtarin, që e ka bërë të vuajë kur drejtonte Arsenalin. Interesant është fakti se në 5 sfida që Emeri ka qenë përballë Liverpulit, janë shënuar 26 gola, me një mesatare më të lartë se 5 gola për ndeshje.

Jurgen Klop ka folur me vlerësim për “Nëndetësen”, siç njihet ndryshe skuadra e Vilarrealit, që në historinë e saj ka shkuar një herë deri në finale të Ligës së Kampionëve, kurse Liverpuli është një ekip ekspert i këtij kompeticioni.
Të dyja skuadrat vijnë në këtë gjysmëfinale të parë pa mungesa të rëndësishme. Spanjollët duhet të përballojnë një nga sulmet më të fortë të Europës, të përbërë nga treshja Salah-Mane-Jota. Mbrojtja e Vilarrealit do të ketë shumë punë sot.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




