Futboll

Strakosha mban në ankth Sarrin para sfidës me Milanin, Hysaj kthehet titullar

Gazeta Si – Një javë e komplikuar për trajnerin Mauricio Sarri, i cili po bën ‘salto’ për të përgatitur ndeshjen e së dielës me Milanin. Ai ka pasur shumë mungesa në stërvitje, për shkak të lojtarëve të dëmtuar dhe në gjendje gripale.

Kësaj situate të vështirë i shtohet edhe protesta e tifozëve për çmimet e biletave dhe në 19 mijë bileta të shitura, 10-11 mijë u takojnë atyre të Milanit.

Mes të dmëtuarve është edhe portieri shqiptar, Tomas Strakosha, i cili po mban në ankth trajnerin Sarri, pasi edhe veteran Reina ka pasur probleme. Portieri kuqezi dhe disa lojtarë të tjerë kanë punuar në palestër dhe jo në fushë. Gjithsesi, ka shpresa për një rikuperim të tyre deri të dielën.

Hysaj me fanellen e Lacios. Gazeta Si, 22 prill 2022

Në ndeshjen e kontrollit Lacio luajti me këtë formacion: në mbrojtje Laxari, Luiz Felipe, Açerbi dhe Hysaj, në mesfushë Basiç, Leiva dhe Luis Alberto, kurse në sulm Felipe Anderson dhe Zakanji kanë mbështetur Imobilen. Priten lajme të mira nga Milinkoviç-Saviç, Strakosha dhe Marusiç, por sidomos për portën, ku ka emergjencë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë