Futboll

Tjetër ndeshje ‘jo’ për Armando Brojën, sulmuesi kuqezi e ka harruar golin

Gazeta Si – Armando Broja nuk mundi të shënojë as sot, në ndeshjen me Bërnlin, ku Sauthemptoni humbi 2-0. Sulmuesi kuqezi qëndroi në fushë 90 minuta. Ai këtë herë luajti i vetëm në majë të sulmit, i mbështetur pasa krahëve nga Eljonusi dhe Armstrong.

U bënë disa ndeshje radhazi tashmë që Broja nuk po del në lojën e tij, pavarësisht përpjekjeve. Mungesa e golave të tij ka ndikuar edhe në rezultatet e Sauthemptonit, që në 5 javët e fundit ka pësuar 3 humbje, ka marrë 1 barazim dhe 1 fitore ndaj Arsenalit.

Broja gjate ndeshjes se sotme ndaj Bernlit. Gazeta Si, 21 prill 2022

Sulmuesi shqiptar ka humbur shkëlqimin e pjesës së parë të sezonit, ku shënoi disa gola me peshë, por edhe shfaqi një nivel të lartë loje. Është një moment kalimtar, që i ndodh çdo lojtari gjatë sezonit. Ndoshta tifozët shqiptarë dhe ata të Sauthemptonit nuk janë mësuar ta shohin Brojën pa gol për një kohë kaq të gjatë.

Pavarësisht këtij momenti jo të mirë, në Angli vazhdojnë të besojnë se Armando Broja mund t’i bëjë punë Çelsit. Tifozët e klubit londinez janë tejet të zhgënjyer me Lukakun dhe kërkojnë rikthimin e futbollistit shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë