Futboll

Video/ Juventusi likuidon Fiorentinën, në finale të Kupës ndaj Interit më 11 maj

Gazeta Si – Do të jetë Inter-Juventus finalja e Kupës së Italisë 2021/2022. Pas fitores së ngushtë në “Artemio Franki”, skuadra e Alegrit e ka mundur Fiorentinën 2-0 në gjysmëfinalen e kthimit, duke u kualifikuar kështu për në aktin e fundit të kompeticionit.

Në “Stadium” u luajt një ndeshje me ritëm të lartë dhe shumë e luftuar. Pas një fillimi të mirë të Fiorentinës dhe disa rastesh të humbura nga Vlahoviç, Dragovski bëri një dalje të gabuar dhe Bernardeski zhbllokoi rezultatin në minutën e 32-të me një të majtë fluturimthi.

Ishte ky gol që i dha drejtim ndeshjes dhe kualifikimit. Në pjesën e dytë Fiorentina provoi të reagonte, por bardhezinjtë e mbrojtën rezultatin, goditën një shtyllë me Zakarian dhe në shtesë shënuan edhe golin e dytë me Danilon.

JUVENTUS-FIORENTINA 2-0
Juventus: Perin, De Shilio (Kuadrado), Bonuçi, De Ligt, Aleks Sandro, Bernardeski (Kielini), Zakaria, Danilo, Rabiot, Vlahoviç (Kean), Morata (Dibala). Trajner: Alegri
Fiorentina: Dragovski, Venuti (Kalejon), Kuarta, Igor, Biragi, Dunkan (Maleh), Torreira (Amrabat), Ikoné (Piatek), Niko Gonzalez, Kabral, Saponara (Sotil). Trajner: Italiano
Arbitër: Doveri
Shënues: 32′ Bernardeski, 94’ Danilo


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë