Futboll

Vedat Muriqi i transformuar në Spanjë, 4 gola me fanellën e Majorkës

Gazeta Si – Vedat Muriqi la shenjën e tij edhe në ndeshjen e fundit të Majorkës. Ai shënoi në fitoren ndaj Alaveshit, por golat e tij tashmë nuk janë më lajm. Sulmuesi kosovar realizoi golin e dytë për Majorkën dhe ky ishte goli i 4-t për të në aventurën spanjolle.

Në 12 ndeshje me skuadrën ishullore, Muriqi ka dhënë edhe një asist, duke u bërë një titullar i rëndësishëm. Një paraqitje krejt tjetër nga ajo me Lacion, ku lojtari kosovar nuk mundi të tregonte vlerat e tij. Për një vit e gjysmë, në 49 ndeshje me fanellën e Lacios në të gjitha kompeticionet, Muriqi ka shënuar vetëm 2 gola.

Muriqi feston golin ndaj Alaveshit. Gazeta Si, 20 prill 2022

Interesant është fakti se të dy golat ia ka shënuar Atalantës, një në Kupën e Italisë dhe një në kampionat. Shumë pak për një lojtar që verën e 2020-ës u ble nga Fenerbahçe për rreth 20 milionë euro. Në janar Muriqi u transferua te Majorka, në huazim me të drejtën e blerjes për 12-13 milionë euro. Klubi spanjoll duket se nuk kanë në plan ta blejnë kartonin e kosovarit dhe Muriqi është i detyruar të kthehet në Romë në verë.

Mund të jetë një rikthim i përkohshëm, para se të sistemohet diku tjetër, me shumë mundësi në Turqi. Fenerbahçe mund ta rikthejë në bazë “Piratin”, por atë e pëlqen edhe Gallatasaraji. Lacion nuk e bind për të qenë një pasues i Imobiles.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë