Gazeta Si – Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka folur sërish në Itali në lidhje me lojtarët e Shqipërisë. Këtë herë ai është fokusuar te Bajrami, të cilin e ndoqi nga afër në stadium në ndeshjen e fundit, bashkë me Ismajlin dhe Asllanin.
Reja ka përsëritur mendimin e tij se Bajrami është gati për një skuadër big në Itali, sepse ka të dhëna teknike shumë të mira dhe gjatë sezonit të fundit është rritur shumë. Fantazistin kuqezi trajneri ia ka propozuar edhe presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentis.

Bajrami është një lojtar që përshtatet shumë mirë në mesfushë dhe në sulm. Roli i tij natyral është ai i trekuartistit, i lojtarit që luan pas dy sulmuesve. Napoli na gjetur tashmë zëvendësuesin e Insinjes, që është gjeorgjiani Kvaratshkelia, por edhe situatën e Bajramit po e ndjek me vëmendje.
Për lojtarin e Kombëtares shqiptare do të ishte një hap i madh, nëse do të kalonte te Napoli. Igli Tare gjithashtu vazhdon ta monitorojë këtë futbollist, të cilin synon ta transferojë te Lacio. Gjatë merkatos së verës emri i Bajramit do të jetë ndër më të lakuarit dhe mbetet për t’u parë zgjedhja e tij përfundimtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




