Gazeta Si – Erling Haland është një hap larg Mançester Sitit. Borusia Dortmund do të përfitojë 75 milionë euro nga klauzola për prishjen e parakohshme të kontratës, ndërsa shifrat në lidhje me pagën e sulmuesit janë vërtet të jashtëzakonshme.
Norvegjezi, nga kontrata që do të nënshkruajë me Sitin, do të përfitojë 86.195 euro në ditë (603.371 në javë), shifra që do ta bënin atë lojtarin më të paguar të Premier Ligës, me 29 milionë euro në vit. Të gjitha këto shifra i bën të ditura tabloidi britanik “Daily Mail”.

Ditët e fundit u tërhoq nga gara për Haland Bajerni i Mynihut. Administratori i klubit bavarez, Oliver Kahn, tha se operacioni për sulmuesin ka kosto shumë të larta, larg atyre që Bajerni kishte imagjinuar. Oferta e Sitit ndërkohë duket se ka fituar ndaj atyre të Realit të Madridit dhe Barcelonës.
Për të bindur futbollistin norvegjez të kalojë te Mançester Siti kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë. Mundësia për t’u stërvitur nga Pep Guardiola dhe fakti që do të vishte të njëjtën fanellë që veshur edhe babai i tij Alf-Inge, janë dy prej këtyre faktorëve. Edhe pagesa stratosferike, sigurisht ka luajtur rol thelbësor. Sipas shtypit britanik, pritet vetëm që marrëveshja të zyrtarizohet, pasi akordi është total.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




