Futboll

Dramë për Kristiano Ronaldon dhe Xheorxhinën, humb jetën një nga binjakët

Gazeta Si – Dramë për Kristiano Ronaldon dhe bashëkjetuesen e tij Xheorxhina. Futbollisti i famshëm portugez ka njoftuar me anë të rrjeteve sociale se ka humbur një dy nga binjakët, që Xheorxhina po sillte në jetë gjatë lindjes.

“Me dhimbje shumë të thellë po njoftojmë humbjen e vogëlushit tonë. Është dhimbja më e madhe që një prind mund të ndjejë. Vetëm lindja e vogëlushes sonë do të na japë forcë ta jetojmë këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”, – ka shkruar CR7, i cili gjithashtu që të respektohet privatësia e tij në një moment kaq të vështirë.

Kristiano Ronaldo. Gazeta Si, 18 prill 2022

Portugezi, në postimin e shkruar bashkë me shoqen e tij, ka falënderuar doktorët dhe infermieret për kujdesin dhe mbështetjen. “Jemi të gjithë të tronditur nga kjo tragjedi dhe me mirësjellje kërkojmë privatësi në këtë moment. Vogëlush, je enjëlli ynë, ne do të duam gjithmonë”, – ka shtuar Kristiano Ronaldo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë