Gazeta Si – Ka ndodhur ajo që pritej. Italia ka humbur një vend në podin e renditjes së UEFA-s për klubet, një vend që ia ka dorëzuar Gjermanisë. Një tjetër goditje për futbollin italian, që në kompeticionet europiane të viteve të fundit ka shkuar gjithmonë e më keq.
Duke lënë mënjanë dy finalet e humbura nga Juventusi i Alegrit dhe një gjysmëfinale të Romës, skuadrat italiane nuk kanë mundur të bëhen protagonist të futbollit kontinental. Këtë herë diferencën e ka bërë Liga e Europës, një kompeticion pak i kalkuluar nga klubet e Serisë A. Parakalimi gjerman erdhi falë suksesit të Lajpcigut ndaj Atalantës dhe Eintraht Frankfurtit ndaj Barcelonës.

Një e keqe e vogël për momentin. Vendi i katërt në klasifikimin e ri të klubeve, që përcakton ndarjen e vendeve në Kupat Europës për sezonin 2023/24, nuk i ndryshon kartat në tavolinë për Italinë, që do të mbajë 7 vende (4 për Championsin, 2 për Ligën e Europës dhe 1 për Ligën e Konferencës).
Nëse Franca, e 5-ta në klasifikimin aktual, e kalon Italinë, atëherë gjërat ndryshojnë: vendet në Ligën e Kampionëve do të bëheshin 3 (2 direkt dhe 1 me play off), ndërsa kupat e tjera mbeten njësoj. Në këtë rast do të bëhej fjalë për një rënie të vërtetë nga kategoria për gjithë lëvizjen futbollistike italiane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




