Gazeta Si – Ronaldo Fenomeni kthehet në shtëpi, tani është zyrtare. Ai ka blerë 90% të aksioneve të klubit të Kruzeiros, klubit që e bëri të njohur për publikun futbolldashës në vitin 1993.
Bashkë me disa sipërmarrës të tjerë, ish-sulmuesi i famshëm ka si objektiv parësor likuidimin e disa borxheve të klubit, por edhe të forcojë grupin e futbollistëve në prag të sezonit të ri. Ronaldo është gjithashtu pronar i Real Valadolidit në Spanjë dhe ka kuota në minorancë të “Fort Lauderdale Strikers” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marrëveshja me Kruzeiron ishte firmosur që më 8 prill, por sot është bërë njoftimi zyrtar, pas të cilit Ronaldo është shprehur: “Na duhet të mendojmë për të tashmen dhe të ardhmen e klubit. Kemi disa cështje për të përballuar dhe e dimë që na pret një punë shumë e vështirë, por tani kemi sigurinë për ta bërë skuadrën të funksionojë dhe për t’i sjellë rezultate Kruzeiros.
Jam shumë i lumtur që do të udhëheq procesin e rindërtimit të këtij klubi. Tifozëve dua t’u them se nuk do të ndalemi derisa të kemi implementuar një model administrimi etik të klubit, që do ta çojë Kruzeiron te suksesi sportiv”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




