Gazeta Si – FIFA ka fiksuar datën e ndeshjeve të mbetura shtesë për kualifikimin për në Botërorin e Katarit, ku përfshihet edhe Ukraina. Skoci-Ukrainë do të luhet më 1 qershor dhe fituesi 4 ditë më pas, më 5 qershor, do të ndeshet me Uellsin në finale për të përcaktuar ekipin që do të plotësojë vendin e vetëm të mbetur bosh për Europën.
FIFA ka dashur të falënderojë “të gjitha palët e përfshira për shpirtin e lartë të solidaritetit dhe bashkëpunimin që solli këtë vendim unanim, me përshtatjen e kalendarit të Ligës së Kombeve, falë bashkëpunimit me UEFA-n”.
Ndeshja mes Ukrainës dhe Skocisë duhej të ishte zhvilluar më 24 mars, në “Hampden Park” të Gllasgout, por u shty me kërkesë të Federatës Ukrainase të Futbollit për shkak të pushtimit rust ë vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




