Futboll

Video/ Asisti i vitit, Luka Modriç bën art në momentin më delikat të Realit

Gazeta Si – Të gjithë po flasin në këtë moment për Karim Benzema, njeriun që e çoi Realin e Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me 4 golat e shënuar në 2 ndeshjet ndaj Çelsit. Francezi është patjetër protagonist absolut në këtë sukses të skuadrës së Ançelotit. Pastaj është edhe ai që bën art me topin, Luka Modriç.

Ai asist i mrekullueshëm i mesfushorit kroat për Rodrigon në golin e parë të Realit ka bërë xhiron e botës në pak sekonda. Janë gjëra që vetëm Modriç di t’i bëjë. Edhe në momentin më delikat për Realin ai nuk e humb toruan dhe shpik një magji, që i hap rrugën kualifikimit.

Dhe të mendosh që është 36 vjeç. Në të dyja ndeshjet ndaj Çelsit ka vrapuar më shumë se 24 kilometra. Dikush në Angli ka kërkuar që trupit të kroatit t’i bëhet një skaner i plotë, sepse ai po bën gjëra të pamundura në fushë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë