Gazeta Si – Kolegji i Posaçëm të Apelimit ka pranuar për të marrë në shqyrtim provat e reja për riçeljen e hetimit gjyqësor ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Në seancën e kësaj të marte, KPA ka pranuar se në këtë proces do të paraqiten prova të reja në shkallën e dytë të Vettingut dhe nuk do të pranohen dëshmitarë.
“Pasi dëgjuam parashtrimit e komisionerit publik dhe atë të subjektit të rivlerësimit, vendosi te riçelë hetimin e të merren provat e depozituara nga Imeraj. Riçelet hetimi gjyqësor. Është rrëzuar kërkesa për thirrjen e dëshmitarëve. Si dhe refuzohet kërkess për të thirrur si dëshmitar anëtaret e KLPK të shkallës se parë të Vettingut si dhe Teo Jacobs”, – ka thënë Ina Rama drejtuese e trupës gjyqësore.
Pas rimarrjes së provave të reja, është vendosur mbyllja hetimit gjyqësor dhe do të kalohet tek konkluzionet përfundimtare.
Avokati kërkoi kohë për të paraqitur konkluzionet me shkrim, ndaj seanca e radhës u vendos të mbahet më 20 prill ora 13.00.
Shkalla e parë e Vetingut konfirmoi në detyrë Elisabeta Imerajn në prill të vitit 2021, me arsyetimin se përmbush të tre kriteret; ligjshmërinë e pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizimin.
Por, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisioneri Publik, kërkuan shkarkimin nga detyra të kryeprokurores së Tiranës, me pretendimin se nuk përmbush asnjërin nga kriteret.
Në një sqarim të saj, prokurorja Imeraj ka deklaruar se Komisioneri Publik pretendon për prova që nuk janë përfshira në dosje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




