Ekonomia globale po futet në një recesion lufte (war-cession), sipas veteranit të investimeve strategjike, David Roche. Dhe tregjet po e nënvlerësojnë.
Ai thotë se provat për mizoritë rusë në Ukrainë, reduktojnë mundësitë për negociata paqësore.
“Në një recesion normal, prodhimi dhe kërkesa ulen, inflacioni ulet. Në recesionin që kemi tani, atë të luftës, bie prodhimi ndërsa kosto deh inflacioni rriten”, -shpjegon Roche.
David thotë se Europa po shkon drejt goditjes së madhe ekonomike dhe se sanksionet kundrejt rusëve, thjesht do të krijojnë një bllokadë të madhe energjie.
“Ky është një shok gjigand për furnizimet, që do të vazhdojë në ushqime, energji, metale dhe më tej. Kjo do të ndodhë e gjitha në të njëjtën kohë. Po përballemi me inflacion global dhe me rritje të normave të interesit. Furnizimet do të goditen përsëri nga kufizimet në Kinë edhe pse nuk po merr shumë vëmendje”.
Recesion lufte (war-cession)
Roche tha se tregjet e aksioneve do ta kenë shumë të vështirë për të marrë veten.
“Ju po e shihni këtë në mospërputhjet në tregun e punës, po e shihni atë në çmimin e mallrave dhe unë mendoj se kjo do të vazhdojë, do të vazhdojë, kështu që jemi përballë një situate shumë të pazakontë ku bankat qendrore duhet të zgjedhin midis objektivit të tyre të inflacionit dhe rritjes ekonomike.”
Investitorët kanë monitoruar nga afër komentet e bankës qendrore për të vlerësuar ritmin e mundshëm të shtrëngimit të politikës monetare ndërsa politikëbërësit përpiqen të frenojnë inflacionin, por Roche thotë se çdo bisedë për normat e politikës që shkojnë përtej kapacitetit, është e rrezikshme.
“Kur dhimbja bëhet ekstreme në anën e prodhimit dhe performancës, rritjes së ekonomisë, sigurisht që politikbërësit do të ulen, por mendoj se do të duhet shumë më tepër kohë për të ndodhur nga sa mendojnë tregjet”,- tha ai./CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



