Futboll

Gëzuar Barela! Mesfushori i Interit feston golin dhe fitoren me një shishe vere 1200 euro

Futbollisti i Interit, i apasionuar pas verërave, pas fitores ndaj Veronës në kampionat, ka postuar në rrjetet sociale një foton e një ‘Borgogna’ prestigjioze.

Gol shumë i rëndësishëm, fitore shumë e rëndësishme dhe një shishe vere për koleksion: Nikolò Barela e ka festuar me një ‘Gëzuar’ për t’u pasur zili suksesin e Interit ndaj Veronës, një sukses që nisi prej golit të tij dhe që më pas u dyfishua nga Xheko që në pjesën e parë.

Vera e zgjedhur nga Barela per darke. Gazeta Si, 10 prill 2022

Në rrjetet sociale Barela – mes më të mirëve në fushë bashkë me Brozoviç, – ka postuar foton e një shisheje vere, që ai kishte zgjedhur për të shoqëruar darkën pas ndeshjes. Bëhet fjalë për një “Meursault 1er Cru, Les Clos des Ambres” të 2009-ës, një shishe që shitet 1200 euro, ose më shumë. Është një verë e Domain Arnaud Ente, që konsiderohet ndër më të mirat e gjithë rajonit.

Dhe Barela duket se di mjaft mirë të zgjedhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë