Gazeta Si – Interi ka mundur 2-0 Veronën dhe ka marrë vendin e dytë, edhe pse me pikë të barabarta me Napolin (66) dhe tashmë Milani është vetëm 1 pikë para. Në ndeshjen e javës së 32-të të Serisë A, zikaltrit nuk hasën shumë vështirësi dhe e ‘hipotekuan’ fitoren që në pjesën e parë.
Skuadra e trajnerit Inzagi tregoi një formë shumë të mirë gjatë 45 minutave të para dhe gjithçka e zgjidhi brenda 8 minutash, nga e 22-ta në të 30-ën. Barela zhbllokoi rezultatin, i shërbyer nga Perisiç, që gjithashtu ndihmoi edhe Xhekon të shënonte golin e dytë pak metra larg portës kundërshtare.
Në pjesën e dytë D’Ambrozio u ndal nga Montipò me ndihmën e shtyllës. Interi nuk e vuri në asnjë moment në diskutim fitoren dhe tani pret me qetësi rezultatet e dy rivalëve: Milanin luan në fushën e Torinos, kurse Napoli pret Fiorentinën. Pasa fitores me Juventusin, zikaltrit duket se e kanë kaluar ngërçin dhe po vrapojnë me shpejtësi drejt kreut të renditjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




