Politike

Kongresi, Balla: Të kritikojmë njëri-tjetrin! Ky është bashkëbisedim gju më gju

Taulant Balla u përfshi në diskutimet në panelin e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore, nga ku ftoi të pranishmit që sot të mos ‘përmbaheshin’ në kritika.

Ai tha se ky Kongres është ‘sheshi i debatit’ më të madh në Shqipëri.

“Është një bashkëbisedim gju më gju. Jemi të gatshëm të dëgjojmë çdo lloj kritike. Ky shesh të jetë sheshi i debatit më të madh në Shqipëri. Do ju lutesha që mos kini sot asnjë lloj frenimi. Diskutimi duhet të jetë shumë i hapur”, tha ai.

Kreu i grupit parlamentar tha se kritikat mbi bujqësinë mund të kenë e shkaktojnë pakënaqësi dhe shqetësime.

“Por, sot dua të them dy fjalë që i konsideroj të rëndësishme. Dua të kujtoj ku e nisëm në 2013 marrëdhënien e shtetit me bujqësinë. Ky kongres ka çelur hapësirën e një komunikim të ri”, deklaroi Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë