Gazeta Si – Pas humbjes 2-1 ndaj Bodo Glimt në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Konferencës, ka folur mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Sipas tij, Roma uli përqendrimin në momentet e fundit dhe u ndëshkua, duke bërë gabime të vitueshme.
“Na mungoi pak përqendrimi, sidomos në rastin e golit të dytë të pësuar, – ka shpjeguar mbrojtësi i Romës. – Ishte një gabim plotësisht i evitueshëm në një top inaktiv. Duyhet ta lëmë pas atë ndeshje për të menduar për sfidën e së dielës dhe pastaj të enjten tjetër do të kërkojmë kualifikimin.

Duhet të rritemi akoma, humbja në Norvegji na mëson diçka. Duhet të kuptojmë ku kemi gabuar, në mënyrë që të mos i bëjmë përsëri këto gabime”, – ka përfunduar Kumbulla, titullar të enjten në mbrëmje në Ligën e Konferencës. Ai e dëshiron shumë finalen e këtij kompeticioni, sepse ajo do të luhet në stadiumin “Air Albania” në maj.
Përveç Romës, në garë për të ardhur në Tiranë janë edhe emra të tjerë të mëdhenj të futbollit europian, si Olimpiku i Marsejës, Leiçesteri, apo holandezët e PSV-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




